MENU
klinika

Shkupi kryeson me numrin e të infektuarve

Konfirmohen 30 raste të reja me koronavirus në M. e Veriut

02.04.2020 - 13:37

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 30 taste të reja me koronavirus , 22 prej të cilave janë vërtetuar nga Instituti për Shëndetit Publik, kurse tjerat nga institucione private në vend.

Në 48 orët e fundit fatmirësisht në Dibër nuk është shënuar as një rast i ri me koronavirus.

kolana e librave

Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Alsat, Shkupi kryeson me numrin e infektuarve me gjithsej 195 të prekur, Kumanova renditet e dyta me 62 të infektuar. Në Klinikën Infektive në Shkup janë sjellë dy pacientë nga Kumanova, njëri në gjendje të rëndë.