MENU
klinika

Kontakte të punonjësve të fasonerisë

COVID-19/ Kruja ‘zgjohet’ me 7 raste të reja

23.04.2020 - 08:27

Konfirmohen 7 raste të reja me COVID-19 në rrethin e Krujës. Nga 30 tamponë të tjerë të bërë në rrethin e Krujës, 7 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas burimeve të prekurit janë kryesisht kontakte të punonjësve të fasonerisë.

Kruja ka gjithsej 58 raste dhe kryesisht të gjitha janë zbuluar ditët e fundit pas shfaqjes së koronavirusit në një fasoneri.

Dje policia ndëshkoi me gjobë tre punonjës të fasonerisë së Krujës që është mbyllur prej 15 prillit pasi thyen karantinën. Në këtë fasoneri pati raste me COVID-19 dhe punonjësit u detyruan të karantinoheshin por policia i gjeti jashtë banese dhe u vendosi gjoba nga 700 mijë lekë secilit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konfirmohen 18 raste të reja

Kruja vatra e “nxehtë” e COVID 19