MENU
klinika

Efekti flutur i COVID-19 dhe pritja për pikun

“Korona është si tërmet, shkundje që do ta ribëjë botën”!

18.04.2020 - 11:50

Bota së shpejti mund të arrijë “pikun e virusit”. Por rimëkëmbja e vërtetë do të kërkojë – dhe efektet do të jenë sizmike.

Në teorinë e kaosit, efekti flutur përshkruan një ndryshim të vogël që mund të ketë pasoja masive, të paparashikueshme. Një insekt përplas krahët dhe, disa javë më vonë, shkakton një tornado.

Koronavirusi është më shumë si një tërmet, është një shkundje që do ta ribëjë botën.

Nëse jemi me fat, bota do të kalojë “pikun e virusit ” brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Por ekonomive dhe institucioneve sociale, në skenarin më të mirë do t’u duhen vite për t’u rimëkëmbur. Në të vërtetë, në vend që të flasim edhe për “rimëkëmbjen”, që nënkupton kthimin në mënyrën sesi gjëratishin, do të ishte mishin e mençur që të projektonim se çfarë drejtimi të ri do të marrë qytetishinrimi. 3-5 vitet e ardhshme do të kuptojmë se COVID-19 ishte vetëm shkrepishintima para stuhisë.

Emergjencë e gjatë

Skenari më i prekshëm i rrezikut, që duhet marrë parasysh, është se llojet e shumta ekzistuese të COVID-19 që kanë prekur botën mbarë, po vazhdojnë të shkatërrojnë shoqëritë dhe kërkimi për një vaksinë duket se do të zgjasë përtej parashikimit aktual 12-18 muaj. Numri i vdekjeve totale do të kalojë nga nën 100,000 aktualisht, në afro një milion ose më shumë. Për momentin, të gjitha vendet janë izoluar.

Për më tepër, papunësia po arrin nivelet e epokës së Depresionit të Madh, dhe paketat aktuale të ndihmave nuk arrijnë të plotësojnë nevojat për vitet që vijnë.

“Skenari i Suezit”

Rënia e plotë e shtetit nuk është një skenar i pakuptueshëm për shtetet, nga Ekuadori në Iran. Vitet e fundit të hiperinflacionit dhe urisë së Venezuelës do të përkeqësohen nga ndihmat e pakta dhe çmimet e naftës në rënie. Shkalla e lartë e infeksionit të viruseve në Iran është ndërlikuar nga mbytja prej sanksioneve amerikane.

Do të ishte tepër e thjeshtë të sugjeronim që Kina do të plotësojë boshllëkun. Duke pasur parasysh vështirësitë e veta, borxhin e lartë dhe defiçitet, Pekini nuk mund të ndihmojë shtetet që i ka pasur gjithmonë klientë të vet, si Irani dhe Pakistani.

Një krizë tjetër migrimi

Situata ekonomike globale na tregon se njerëzit do të vazhdojnë të ikin nga shtetet që do dështojnë. Turqia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të strehojë katër milion refugjatë sirianë në përjetësi dhe as të tolerojë një shpërthim masiv të virusit. Kështu që duhet të presim që kriza e migrantëve të përshkallëzohet përsëri.

Nacionalizmi në ngritje

Sidoqoftë, përpara se shumë vende të mendojnë për shpërnguljen, ata me siguri do të bëjnë një rishikim serioz të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore dhe ndoshta do të angazhohen në llojin e krijimit të stoqeve, ose “nacionalizmit ushqimor”. Një dekadë më parë, paqëndrueshmëria e çmimeve bujqësore e përkeqësuar nga ndalimi i eksporteve të grurit nga Rusia desh shtyu Egjiptin dhe Tunizinë drejt humnerës. Nuk duhet të çuditemi që kjo histori të përsëritet në shumë vende.

Teknologjia përballë kostove

Çfarë investimesh mund të bëjmë sot për të zbutur ndikimin e pandemisë së koronavirusit dhe për të çuar të ardhmen në një drejtim më të qëndrueshëm dhe të sigurtë?

Investimet më të mëdha në bioteknologji dhe kujdesin shëndetësor janë vendet e duhura për t’ia filluar, por jo në formën e tyre aktuale. Kujdesi shëndetësor po përcaktohet si një e mirë sociale në të gjithë botën (siç ndodh në Evropë), por kostoja e tij po vihet nën vëzhgim të kujdesshëm. Ofrimi me kosto efektive mund të arrihet vetëm përmes një modeli që përqëndrohet tek telemjekësia.

Kërcënim ndaj qytetërimit

Koronavirusi ka vendosur në një provë më të madhe udhëheqjen sesa 11 shtatori dhe krizat financiare të marra së bashku.

Për të ecur përpara, udhëheqësit e botës do të duhet të pranojnë një agjenci shumë më të madhe, në përcaktimin e përparësive afatgjata.

Sa më tej të shikojmë në të ardhmen, aq më shumë mund të imagjinojmë sesi shoqëria globale mund të ribëhet, nga pandemia e koronavirusit. Vdekja e Zezë e shekullit XIV shkaktoi miliona vdekje në të gjithë Eurazinë, copëtoi perandorinë më të madhe territoriale të njohur ndonjëherë (Mongolët), imponoi rritjen e konsiderueshme të pagave në Evropë dhe promovoi eksplorime më të gjera detare, që çuan në kolonializmin evropian. Fillesën e këtyre fenomeneve mund ta gjurmojmë tek murtaja, edhe pse u shtrinë ndër shekuj.

Pasojat e pandemisë së sotme do të shfaqen shumë më shpejt, dhe me përfitimin e largpamësisë, ne mund të përpiqemi t’i lehtësojmë ato, t’i kapitalizojmë dhe të ndërtojmë një sistem global më elastik. / FC – Bota.al

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!