MENU
klinika

Shifrat

Koronavirusi ‘bën kërdinë’ në Francë: Mbi 1,100 të vdekur në 24 orë

03.04.2020 - 19:43

Koronavirusi ka marrë përmasa dramatike në Francë.

Sipas shifrave të përditësuara në orën 20:00, vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1,120 persona të vdekur nga koronavirusi, duke tejkaluar çdo shifër, që më herët ishte raportuar nga Italia fqinje apo Spanja.

Në total në Francë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 6,507 persona, nga 64, 338 persona të infektuar gjithsej. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 5, 233 raste të reja me covid-19.

Ndërkohë, në Spanjë janë shënuar 587 viktima nga koronavirusi dhe 5,645 raste të reja, kurse në Itali janë shënuar 766 të vdekur dhe 4,585 të raste të reja, në 24 orët e fundit.

Të dhënat e raportuara nga WorldMeter:

Screenshot_5.jpg