MENU
klinika

Sekretari i OKB thirrje për armëpushim

Koronavirusi gati të ndalë luftën në botë!

04.04.2020 - 07:55

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim global, në mënyrë që t’iu lejohet vendeve të shkatërruara nga luftërat, të luftojnë pandeminë e koronavirusit.

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha Guterres, duke iu referuar vendeve në luftë: Sirisë, Libisë e Jemenit.

“Stuhia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] po shkon në të gjitha teatrot e konfliktit”, tha Guterres.

Ai tha se ka pasur ca përparim pas thirrjeve të tij për paqe më 23 mars, por shtoi se luftimet vazhdojnë në disa vende.

kolana e librave

“Nevoja është urgjente. Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve”, tha Guterres në një konferencë për media të OKB-së.

Ai tha se palët e përfshira në konflikte në një numër vendesh, përfshirë Kamerunin, Republikën e Afrikës Qendrore, Kolumbinë, Libinë, Mianmarin, Filipinet, Sudanin Jugor, Sudanin, Sirinë, Ukrainën dhe Jemenin, kanë shprehur mbështetje për thirrjet e tij. Por, ka dallim të madh midis deklaratave dhe veprave, tha Guterres.

“Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte, madje, janë intensifikuar”, tha ai. COVID-19 ka vrarë mbi 58,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa ka prekur mbi një milion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN