MENU
klinika

Miliona të infektuar

Koronavirusi/ Numri i viktimave në të gjithë botën i kalon 100.000

10.04.2020 - 17:57

Numri i viktimave në të gjithë botën si pasojë e infektimit me koronavirus, sapo i ka kaluar 100 mijë.

570 viktimat e 24 orëve të fundit në Itali e kanë çuar në 100.157 numrin total të jetëve të humbura në të gjithë botën.

Që nga fillimi i përhapjes së virusit, janë infektuar 1.639.772 persona dhe janë shëruar 369.021 pacientë.

Capture6.PNG

Shteti më i prekur padyshim është Amerika, deri më tani me 477.953 të infektuar dhe 17.910 viktima.

Po ashtu dhe Spanja e Italia paraqiten problematike, me mijëra të infektuar e viktima.