MENU
klinika

Frika nga infektimi

Koronavirusi ‘shpëton’ reperin e famshëm nga burgu!

02.04.2020 - 10:23

Tekashi 6ix9ine është liruar nga burgu dhe ka shprehur dëshirën e parë të presë flokët.

Reperi i njohur kërkoi të lirohej për të shmangur infektimin me koronavirus sepse ai klasifikohet si një i burgosur “i prekshëm”. Ai nuk do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit me burg pas hekurave, por i mbyllur në shtëpinë e tij.

Tekashi – emri i vërtetë Daniel Hernandez – aktualisht po vuan një dënim prej 24 muajsh heqje lirie, pasi u deklarua fajtor për nëntë akuza, përfshirë komplotin për vrasje dhe plaçkitje të armatosur.

Ndërsa ai kishte vuajtur tashmë 13 muaj nga dënimi i tij dyvjeçar në burg, një gjyqtar pranoi një apel për ta nxjerrë atë nga burgu, pasi rastet e konfirmuara me COVID-19 tejkaluan shifrën 84,000 në New York dhe vdekjet 2.220.

“Ai po lirohet,” tha avokati, Dawn Florio, të mërkurën para se Tekashi të dilte live në Instagram dhe të shprehte dëshirën për të prerë flokët.

Avokati i reperit shkruajti një letër të dielën, duke shpjeguar pse reperi ishte në një rrezik të lartë për t’u infektuar nga koronavirusi.

Ai bëri të ditur se 6ix9ine ishte diagnostikuar me bronkit dhe sinozit në fund të vitit të kaluar dhe ishte shtruar në spital për t’u trajtuar nga dy sëmundjet.

Për më tepër, avokati Lance Lazzaro tha që Hernandez kishte përjetuar një kollë dhe zyrtarët e burgut nuk po e lejonin të shihte një mjek.