MENU
klinika

"Receta e mamit"

Krahë pule të pjekura me erëzat e duhura!

13.04.2020 - 15:19

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta per: 4 persona

Definitivisht fantastike!

INGREDIENTËT

  • 1 kg krahë pule
  • 4 thelpi hudhra të shtypura
  • ½ lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • ¼ lugë çaji me piper të zi

UDHËZIMET

  1. Në një tas bashkoni të gjithë erëzat dhe i përzieni mirë.
  2. Shtoni brenda krahët e pulës që i keni larë dhe tharë paraprakisht.
  3. I përzieni mirë në mënyrë që të marinohen siç duhet.
  4. Tani mund t’i skuqni në një tigan me vaj të paranxehur ose t’i piqni për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!