MENU
klinika

Festa e Pashkëve

“Krishti u ngjall!” Liderët politikë urojnë besimtarët ortodoksë

19.04.2020 - 09:07

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë në mënyrë të veçantë pashkët ortodokse. Art dhe kërcënim në kohë karantine nga Opera Kombëtare e Parisit, teksa balerinët realizojnë nga shtëpitë e tyre duke “lidhur” në një, kërcënimin. Nuk mungojnë episodet kur fëmijët dalin në “skenë” teksa prindërit rezializojnë videon…Por kjo është në fakt një nga gëzimet e të qëndruarit të vetëkarantinuar: Jo vetëm mbrojtja nga virusi vdekjeprurës, por kalimi i kohës me familjen, pranë fëmijëve, të cilët rutina e përditshme nuk na lë kohë t’i përqafojmë sa duam.

“Mirëmëngjes me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan kreu i qeverisë.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë ‘Gëzuar Pashkët’. Basha urimin e ka lidhur edhe me situatën aktuale, duke mos lënë pa përmendur mjekët dhe infermierët, të cilët sipas kryetarit të opozitës janë të parët që përballen me koronavirusin.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familjarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka uruar festën e Pashkëve Ortodokse, të cilat i sheh si një shenjë bashkimi në këto ditë të distancimit fizik nga njëri-tjetri. Kryemadhi thotë se festa të tilla i japin forcë shpirtit të njeriut për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen

Urimi i Monika Kryemadhit:

Festa e shenjtë e Pashkëve na mëson se sakrifica nuk është humbje dhe se ndriçimi i zemrës përmes besimit na lartëson mbi të keqen dhe antivlerat. Fuqia e shpirtit i jep njeriut forcën për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri dhe nga zakonet tona të mira. Përmes tyre, ne si komb kemi përballuar ndër shekuj vështirësi pas vështirësie, dhe sot është koha që ashtu siç kemi gjetur mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare, ashtu të hapim rrugën për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Me besimin në Zot, me dashurinë për njëri-tjetrin, me vlerat dhe traditat tona kombëtare.

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë familjet shqiptare. Krishti u ngjall!

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë