MENU
klinika

Te zbulojmë kush duhet të dalë në punë e kush jo!

Ku jemi me analizën e gjakut për antitrupat e Koronavirusit?

10.04.2020 - 08:49

Te gjejme kush e ka kaluar coronavirusin, me ose pa shenja Covid, dhe tani ka antitrupa mbrojtes ndaj tij. Pra kush nuk eshte me infektues ndaj te tjereve dhe eshte i mbrojtur, nuk semuret me, pra te dale te punoje. Me analizene e gjakut, testin e antitrupave do te kuptohet edhe si perhapet coronavirusi dhe sa eshta prevalenca e tij ne popullsi (perqindja e njerezve).

Kjo nje ndihme e madhe per masat e shendetesise publike ne ndalimin dhe shuajtjen e epidemise (public health measures for mitigation and supression). Testi i gjakut me antitrupa (quhet edhe testi sierologjik) nuk ben dot diagnoze kush eshte infektuar, per kete sherben vetem testi i tamponit. Testi i antitrupave do te tregoje kush e ka kaluar infeksionin e coronavirusit.

Testet e antitrupave qe jane ofruar jane me dhjetra, mbase mbi 100. Ne SHBA organi rregullator FDA ka dhene leje qe keto teste te verifikohen me rruge emergjence per nje muaj, a jane te besueshem (validation). Normalisht duhen te pakten 6 muaj per validation. Po thuhet ne SHBA qe besojne se ne muajin maj do ta kene testin qe fuksionon.

Por testet e ndryshme, ne prova, deri tani nuk kane dale te besueshme: Britania e Madhe bleu 4 milione kite te ketyre testeve, por nuk tregoi sa marka te ndryshme bleu dhe cilat jane ato. Pas kontrollit per verifikim (validation) gjeti se jane te pa-besueshem (unreliable), nuk mund te perdoren. Gjermania ka thene qe do te jape certifikate pune per ata qe do ta kene pozitiv testin e antitrupave per coronavirus, por per te arritur te kjo, thane, mund te duhen muaj. Ne Itali Komiteti Tekniko-Shkencor per epidemine tha qe deri tani testet qe jane provuar nuk kane qene te kenaqshem (soddisfacenti).

Verifimiki (validazione) po vazhdon. Megjithate, duke shfrytezuar te drejten e autonomise se vendimarrjes per shendetesine, rajoni i Venetos dhe i Toskanes kane thene qe do te bejne testet edhe pse keto kane falls pozitive te konsiderueshme. Jane te deshperuar per gjendjen e rende shendetesore dhe ekonomike.

kolana e librave

A le imunitet mbrojtes (antitrupa) kalimi i coronavirusit? Per kete nuk kemi te dhena shkencore te mjaftueshme dhe ata qe e kundershtojne sjellin si shembull rastet e rralla te disa pacienteve qe duket sikur jane semurur me Covid per here te dyte. Por keto jane anektoda dhe anektodat nuk jane evidence shkencore. Ka shpjegime te shumta pse ndodhi kjo te keta paciente te rralle. Ekspertet jane te mendimit qe kur kalon coronavirusin SARS-CoV-2 te mbetet mbrojtje ndaj ti me antitrupa qe zgjat ose pergjithmone ose per te pakten disa muaj – nje vit. Me kalimin e kohes do te gjendet evidence shkencore per kete.

Kur te kemi testin e gjakut te antitrupave do te jete ajo qe quhet “a game changer” d.m.th. ndryshon muhabeti komplet, p.sh. do te dime cili doktor ose infermier ka mbrojtje dhe mund te punoje i parrezikuar me paciente Covid. Me gjere do te dime kush ka imunitet nga coronavirusi dhe mund te hapen fabrikat dhe ndermarrjet. Po na shkaterrohet ekonomia.
Nje shok sipermarres (imprenditore) me merr telefon me pyet si po shkon, sa do te zgjase? Me thote: “qui o moriamo di coronavirus o moriamo di fame” – ose do te vdesim nga coronavirusi ose do te vdesim nga uria. Ai dhe shoket e tij rrezikojne falimentimin. Te githe duam te punojme. Kush nuk punon nuk ha. Na duhet testi i antitrupave. Me urgjence! Por ama i besueshem.

Te gjithe jane ne konkurence midis tyre per te blere testet e tamponve dhe reagentet e tyre, per te cilat ka kerkese te madhe dhe mungesa te shumta edhe ne vendet me te pasura (SHBA, shtetet Europiane, etj). Shpresojme te kete prodhim te shpejte dhe me sasi shume te madhe te testeve te antitrupave ne te ardhmen kur ato do te kerkohen sic kerkohen sot tamponet.

/Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek ne Rome, Itali.

Burimet e informacioneve: Science (ScienceMag), Nature, Axios, NBC, BBC, Conferenza stampa Protezione Civile e Comitato Tecnico-Scientifico.