MENU
klinika

Haradinaj: Mashtrim

“Kurti hoqi taksën, por nuk ka vendosur reciprocitet”

01.04.2020 - 07:33

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të qevesisë së Kosovës për heqjen e taksës për mallrat serbe dhe ato të Bosnje-Hercegovines, ndërsa e ka quajtur mashtrim faktin se është vendosur masa e reciprocitetit me Beogradin.

Kryetari i AAK-se, përmes një postimi në Facebook, tha Kurti po ia hap dyert ripushtimit ekonomik të Serbisë

Haradinaj ka thënë se këto masa reciprociteti që Kurti po mundohet t’i shes si “shpikje politike”, ishin të vendosura në vendimin e e Qeverisë më 21 nëntor, 2018, kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendimin për taksën.

“Heqja e taksës 100% për Vuçiçn e Serbisë e Dodikun e Republikës serbe të Bosnjës, është nënshkrim i dhënë për të lejuar ripushtimin ekonomik e tregtar serb në Kosovë. Vendimi i Qeverisë i datës 21 nëntor 2018 vendosë taksën 100% në pikën 1, dhe poashtu vendosë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë në pikat 3, 4, 5, dhe 6 – të cilat sonte Kurti po mundohet t’ia shet popullit si “shpikje politike” e tij.

Në fakt, vendimi i sontëm i Qeverisë në largim është heqje e taksës 100% dhe mbajtje e masave të reciprocitetit që i vendosëm ne dikur, por assesi nuk është reciprociteti i plotë politik, ekonomik e tregtar që e premtoi Kurti dhe e votoi dikur Kuvendi me rezolutë!”, thuhet në reagimin e tij.

REAGIMI I HARADINAJT
Heqja e taksës 100% për Vuçiçin e Serbisë e Dodikun e Republikës serbe të Bosnjës, është nënshkrim i dhënë për të lejuar ripushtimin ekonomik e tregtar serb në Kosovë.

Vendimi i Qeverisë i datës 21 nëntor 2018 vendosë taksën 100% në pikën 1, dhe poashtu vendosë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë në pikat 3, 4, 5, dhe 6 – të cilat sonte Kurti po mundohet t’ia shet popullit si “shpikje politike” e tij. Në fakt, vendimi i sontëm i Qeverisë në largim është heqje e taksës 100% dhe mbajtje e masave të reciprocitetit që i vendosëm ne dikur, por assesi nuk është reciprociteti i plotë politik, ekonomik e tregtar që e premtoi Kurti dhe e votoi dikur Kuvendi me rezolutë!

Me këtë mashtrim, Kurti ia humbi përfundimisht Kosovës kapitalin politik të krijuar me taksën 100%, i cili ishte dizajnuar të përdoret në këmbim të marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

Harresa e tij kombëtare dhe shkurtpamësia e tij shtetërore ia përcaktoi edhe jetëgjatësinë e tij politike. Do ta mbajmë në mend përherë si kryeministër që ia çeli derën Serbisë së udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviçit, pa nder, dhe pa kundërvlerë.

RH

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi/ Hyn në fuqi masa e reciprocitetit

Qeveria e Kosovës heq taksën për mallrat serbe


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!