MENU
klinika

David Grossman: Po pas gjithë kësaj?

Kush do të duam të jemi, kur të dalim nga “dollapi”

02.04.2020 - 09:30

         Kur më në fund, do të përfundojë dhe njerëzit do të dalin nga shtëpitë, pas një mbylljeje të gjatë, mund të shfaqen mundësi të reja dhe befasuese: ndoshta, fakti që kemi cikur themelet e ekzistencës do ta promovojë tërë këtë.

Ndoshta prekshmëria e vdekjes dhe mrekullia e shpëtimit prej saj do të shkundin dhe do të zgjojnë burrat dhe gratë. Shumë syresh do të humbin të dashurit e tyre. Shumë të tjerë do të humbasin punën, ushqimin, dinjitetin e tyre. Por kur epidemia të marrë fund, mund të ketë edhe njerëz që s’do të duan t’i kthehen jetës së mëparshme.

Disa-natyrisht, ata që mund t’ia lejojnë vetes, s’do të kthehen në punën e mëparshme që për vite i ka mbytur e i ka ndrydhur. Disa të tjerë do të vendosin të lënë familjen. Të ndahen nga partneri i tyre. Do të duan të lindin një jetë të re, ose do ta shmangin një gjë të tillë. Disa do të dalin nga dollapi ( nga të gjithë llojet e dollapëve ).

Disa do të fillojnë të besojnë tek Zoti. Do të ketë besimtarë fetarë që do të heqin dorë nga besimi. Ndoshta vetëdija e shkurtësisë dhe brishtësisë së jetës do t’i shtyjë burrat dhe gratë të vendosin një rregull të ri përparësish. Të këmbëngulin më shumë për të ndarë shapin nga sheqeri. Të kuptojnë se koha dhe jo paraja, është pasuria e tyre më e çmuar!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’

Aktorja e famshme italiane me koronavirus

“Ditë frikë dhe vetmie”