MENU
klinika

"Receta e mamit"

Lakër e kuqe e zhytur në salcë hudhrash dhe arra

14.04.2020 - 16:42

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona
Shumë e lehtë për t’u përgatitur duke ndjekur hap pas hapi recetën!

INGREDIENTËT
¼ filxhan me majonezë
¼ filxhan me kos
5 thelpi hudhra të grimcuara
1 lakër mesatare e kuqe
1 tufë majdanoz i freskët
1 filxhan me arra
Kripë, piper për shije

UDHËZIMET

Kombinoni majonezën, kosin dhe hudhrat në një tas të vogël.

Filloni e pastroni lakrën nga gjethet e jashtme.

Më pas filloni e prisni në shirita të imët në tavolinën e punës.

Kalojeni lakrën në një tas të madh.

Sipër i shtoni kripë, piper dhe shtypeni me pak dorë.

Në fund i shtoni salcën me kos, majdanozin e copëtuar imët dhe arrat e thërrmuara.

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe tani sallata është gati për t’u shijuar.