MENU
klinika

Ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti ndjehen në qytetin e Korçës

08.04.2020 - 07:19

Tre lëkundje tërmeti, e para më e fortë dhe te tjerat më të dobëta janë ndjerë këtë mëngjes në Korçë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korçës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.

kolana e librave

Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:45, 4,5 km në veriperëndim të Korçës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.

Po ashtu 10 minuta më pas, në orën 04:55 minuta u regjistrua një lëkundje e tretë me magnitudë 2,2 në Pojan të Korçës, në një thellësi 17 km.