MENU
klinika

OSHEE: Dëmtim në rrjet

Lezha 48 orë në terr, qindra familje pa energji elektrike

06.04.2020 - 20:06

Në këtë situatë të vështirë për shkak të masave të rrepta kundër COVID-19 që po kalon vendi, banorët e bashkisë së Lezhës duhet të përballen dhe me mungesën e dritave.

Dhjetëra fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike prej disa oresh, ndërsa në fshatrat e Zadrimës, prej më shumë se 48 orësh janë pa energji elektrike qindra familje. Në temperatura të ulëta të këtyre ditëve, kujtojmë se vetëm tre ditë më parë në Lezhë pati edhe reshje bore, qindra familje me fëmijë të vegjël, me pensionistë e të sëmurë po përballen me këtë situatë, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të kthehet energjia. Banorë të shumtë kanë njoftuar për situatën duke bërë apel për një zgjidhje.

Pa drita mbeten dhe zona të Njësisë Administrative Shëngjin, Ungrej, Kallmet, Zejmen, Shënkoll etj. Jo zyrtarisht deklarohet se mungesa e energjisë ka ardhur për shkak të dëmtimit të linjave nga stuhia me erëra të forta.

Bëhet me dije se po punohet për riparimin e linjave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stuhia lë pa energji elektrike qytetin

Lezha prej 2 orësh pa drita

Vjedhjet e njëpasnjëshme

Lezhë/ Hajdutët nuk dinë të ndalen


GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit