MENU
klinika

Të ardhurat nuk mbulojnë as pagat

Librat nuk shiten në Sarandë

09.04.2020 - 12:23

Në Sarandë libraritë dhe biznese të tjera që lejohen të ushtrojnë aktivitetin ankohen se nuk kanë xhiro të mjaftueshme as për të paguar pagat. Ndaj i kanë bërë thirrje qeverisë për ti përfshirë në paketën e ndihmave.

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë ka sjell dëme të shumta në shumë sektor. Vetëm pak biznese u lejuan të mbanin hapur qepenat.

Edhe libraritë u pezulluan për një periudhë 3 javore, duke ju sjellë dëme të jashtëzakonshme.

“Dëmi është i jashtëzakonshëm, futemi te biznesi i madh dhe nuk na takon as ndihma nga shteti”.

Pas situatës së krijuar ata kanë arritur të mbyllin detyrimet për muajin mars po parashikimet për të ardhmen janë tepër pesimiste.

“Jemi në gjendje shumë të keqe, nuk ka fare likuiditet. Kanë rënë shumë shitjet, 1/10 e xhiros që ka qenë më përpara. Nëse kjo gjendje vazhdon në prill dhe maj, ne jemi të mbaruar si biznes”.

Në këto muaj të vështirë e vetmja gjë që kërkojnë janë likuiditetet.

“Nuk kërkojmë as paga të na japin, por të na japin likuiditet që të lëvizim këto ditë”.

Ndalimi i dhënies së kredive nga bankat i ka vënë ata në një pozitë të vështirë dhe muajt pasardhës mund të sjellin edhe mbylljen e aktivitetit të tyre.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë