Dy foshnjë të sapolindura në Raipur, Chhattisgarh, të Indisë kanë emrat më të dëgjuar në mbarë botën për momentin, Corona dhe Covid.
Binjakët, një djalë dhe një vajzë, lindën natën mes 26-27 Marsit në mes të bllokimit mbarëkombëtar nga pandemia.
Kur u pyetën, prindërit thanë se emrat do t’i kujtojnë binjakët për vështirësitë që ata kaluan gjatë lindjes, ndërsa kombi është në luftë kundër një pandemie vdekjeprurëse.
“Kur stafi i spitalit gjithashtu filloi t’i thërriste foshnjat Corona dhe Covid, ne më në fund vendosëm t’i emërtojmë ata sipas emrave të pandemisë”, janë shprehur prindërit të cilët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të mund t’i ndryshojnë emrat e tyre më pas.
Ata thanë se donin ta bënin ditën të paharrueshme pasi binjakët kishin lindur nën vështirësi të mëdha në një kohë kur i gjithë vendi është nën një bllokim kombëtar në mes të numrit të madh të rasteve të koronavirusit.
Sapo lajmi për binjakët që u quajtën Corona dhe Covid u mësua nga të tjerët, ata u bënë personazhe VIP në spital. Aktualisht nëna dhe binjakët e porsalindur janë larguar nga spitali.
Të premten në 3 prill, janë raportuar 2.567 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 72 vdekje në Indi, ku një bllokim 21-ditor është aktualisht në fuqi. 192 njerëz në vend janë shëruar pas infektimit me Covid-19.
Epo pas këtyre shifrave, shpresojmë që emrat e tyre të ndryshojnë!