MENU
klinika

"Receta e mamit"

Linguini me mish të grirë dhe kërpudha

07.04.2020 - 14:20

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

E keni menduar drekën për sot apo akoma? Ja tek e keni një recetë super praktike amvisa!

INGREDIENTËT

  • 350 gram linguini
  • 500 gram pure domateje
  • 1 qepë
  • 300 gram mish i grirë
  • 1 spec i kuq
  • 100 gram kërpudha
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • majdanoz i freskët i grirë imët

UDHËZIMET

  1. Vendosim vajin në tigan, shtojmë qepën të grirë hollë, e kaurdisim atë për 2 minuta.
  2. Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta.
  3. Presim specin në shirita të hollë për 2-3 cm dhe i shtojmë në tigan.
  4. Shtojmë edhe kërpudhat të prera po ashtu në feta dhe vazhdojmë i përziejmë.
  5. Mbi përzierjen në tigan shtojmë makaronat, hedhim mbi të purenë e domates, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta të vlojë.
  6. Shtojmë kripë dhe piper të zi.
  7. I trazojmë dhe i lëmë të ziejnë dhe për 5 minuta të tjera. I servirni të ngrohta dhe shijojini!