MENU
klinika

Lushnjë-Vlorë

COVID-19/ Shiu redukton daljen e qytetarëve

01.04.2020 - 08:35

Qarkullimi i njerëzve nga ora 5 deri në 13 lejohet vetëm me leje dalje. Por mëngjesin e sotëm në Lushnje dhe Vlorë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka reduktuar daljen e qytetarëve.

Në Lushnje qytetarët në tregje janë të paktë, ndërsa ruajnë edhe distancën mes njëri-tjetrit.

Në sportelet e bankave ka një numër të vogël qytetarësh. Deri tani në Lushnje nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Edhe në Vlorë numri i qytetarëve duket i pakët. Në rrugët e qytetit janë të paktë qytetarët në lëvizje, teksa ato që shihen më shpesh janë automjetet.