MENU
klinika

Aksident në Tiranë-Durrës

Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin me biçikletë dhe largohet

25.04.2020 - 09:59

Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin Tiranë-Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35, ku një mjet akoma i aidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë.

Pas aksidentit mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për shkak të përplasjes së fortë 63-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.