MENU
klinika

Shkon në 311 numri i të infektuarve

Mali i Zi, 3 raste të reja me COVID-19

20.04.2020 - 09:01

Në Mal të Zi janë regjistruar tri raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi se janë analizuar 96 mostra, ndër të cilët tri ishin pozitiv në koronavirus.

Në Mal të Zi gjithsej janë 311 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa pesë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.