MENU
klinika

Dalin fotot nga momenti i kurorëzimit

Martesë në kohë koronavirusi, reperi i jep fund beqarisë

09.04.2020 - 09:36

Disa javë më parë u fejua, ndërsa dje reperi Arian Agushi-Gold AG ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Këtë e ka bërë të ditur imami Ahmed Kalaja, të cilin reperi Arian Agushi e kishte zgjedhur që ta kurorëzoj me rite fetare.

92823361_3118448814853048_8109254595399647232_o.jpg

“Kaq e kishte edhe Goldi… Shumë i gëzuar shumë i privilegjuar që e dirigjova Nikahun/ Kurorëzimin/ Celebrimin e vëllait tim; Arjan Agushit, Gold AG edhe kisha nderin tja uroja i pari; BAREKALLAHU LEKUMA… Allahu ju bekofte, lumturofte, te mira e bekime e bashke si ketu edhe ne boten tjeter! U trashegofshi me miresi begati e kenaqesi te Zotit! Amin!”, ka shkruar ai në urimin që i ka bërë reperit me rastin e kurorëzimit të tij.