MENU
klinika

"Nëse na mbyllni, rinegocioni kontratat"

Masat për COVID-19, fasoneritë e Krujës 4 kërkesa qeverisë

25.04.2020 - 08:08

Pas një mbledhje të bërë, pronarët e bizneseve fasone në qytetin e Krujës, që janë shndërruar në një vatërr e rrezikshme përhapjes së infeksionit,  i kanë bërë një shkresë zyrtare qeverisë, me katër kërkesa.

“Qeveria të marri përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, dhe këto masa duhet të jenë teknikisht të arritshme për Ne (si p.sh, pamundësia e rendimetit në punë me doreza përgjatë gjithë orarit të punës. Pamundësia e distancimit fizik, përsa kohë një Linjë Makinerie 25 metra e gjatë, sipas udhëzimeve nga ekspertët që kanë bërë montimin, nuk duhet të punojnë më pak se 45 punonjës, për të plotësuar kushtet e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe për një prodhim minimal me standarte normale, dhe të tjera të dhëna teknike të punës konkrete sipas të cdo Fabrike Fason).

Kryerjen e Transportit të Punonjësve, sipas Lejës së ka thënë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Numri i punonjësve ‘pasagjerve’ në Mjetin e Transportit, nuk duhet të ndryshojë. (Transporti për Sektorin “Fason”, e ka të pamundur të 4-fishoj ose 6-fishoj mjetet e Transportit për t’u përshtatur me Protokollin e Kuq të Masave Higjeno Sanitare COVID-19, për Biznesin “FASON”. Ne mund t’i përshtatemi rritjes së numrit të mjeteve tona të Transportit vetëm në rastet kur shtimi i mjeteve motorike ekstra nga çfarë kemi aktualisht, shpenzimet e tyre mbulohen nga Shteti).

Të qartësohet mbështetja Financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve të Sektorit “FASON”. (Qeveria duhet të prononcohet qartë dhe kuptueshëm për punonjësit tanë, çfarë Ajo u ofron ose nuk u ofron, punonjësve si ndihmë financiare ndaj paqëndrueshmërisë së tyre ekonomike në punë, si rrejedhojë e COVID-19. Qeveria të mbështesi punonjësit e Sektorit “Fason”, me “Pagë Luƒe 26,000 ALL” ose me “Bonus Page 40,000 ALL”, dhe  të jetë e qartë në çdo mbështetje financiare ndaj tyre. Kush është mbështetja financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve tanë?)

Qeveria në mënyrë të veçantë dhe urgjente, duhet të harmonizojë punën në Sektorin Fason, përballë Kontratave me Porositësit që ka ky Sektor. (N.q.s Ne si Biznes “FASON”, mbyllim aktivitetin për aq dita sa na kërkohet nga Autoritetet, si dhe në raste të vecanta për aq ditë sa vlerësohet nga Administratorët e Sektorit “FASON”. Kjo kohë pezullimi i aktivitetit, në funksion të parandalimit të COVID-19, i takon Qeverisë Shqiptare, që nëpërmjet Minsitrisë së Financave, të rinegociojë për llogarinë Tonë, me Porositësit, kohëzgjatjen e Kontratave tona, për sa kohë Qeveria ende nuk ka një Urdhër të qartë që i ka mbyllur Ndërmarrjet FASON, ku Ne të kemi mundësi t’i referohemi për t’ia komunikuar Porostësve tanë. Përsa kohë mungon ky Urdhër, mbetet detyrë e Qeverisë Shqiptare të rinegociojë kohëzgjatjen e Kontratave tona te Porositësit tanë, që mos gjobitemi. Harmonizimi i kohës së punës së Aktivitetit tonë me kohën e punës së Shteteve nga na vjen Porosia)”, shkruhet në letër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjoba nga 100 e 300 mijë lekë

Policia ndëshkon 2 fasoneri në Krujë

BIRN: punonjësit vazhdojnë të transportohen në autobusë të tejmbushur

“Fasoneritë, epiqendra e paralajmëruar e epidemisë së COVID-19”


"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese