MENU
klinika

Nisni t'i përdorni në këto ditë karantine

Maska për çdo lloj fytyre

03.04.2020 - 12:17

Hidratantet
Janë të pështatshme për lëkurat e thata dhe shumë të thata, të cilat ose paraqesin mungesë lagështie të përhereshme ose vuajnë herë pas here nga thatësia. Të pasura me aloe vera, proteina qumështore, banane, mjaltë dhe vitaminë E, maskat hidratante ushqejnë lëkurën, duke lehtësuar funksionin e qelizave dhe frymëmarrjen e lëkurës.

Kurueset
Përmbajnë kamomil dhe përbërje të tjera që “qetësojnë” lëkurën e irrituar, duke ndihmuar në funksionimin më të mirë të lëkurës. Gjithashtu, përdoren edhe për lëkura me puçra.

Tendosëset
Janë të mira për lëkura më të pjekura, që kanë filluar të paraqesin shenja rënieje. Ato ndihmojnë në tendosjen e lëkurës dhe zhdukjen e gjurmëve të viteve mbi fytyrë (në shumicën e rasteve vetëm përkohësisht).

Për pastrim në thellësi
Këto maska përdoren për lëkurat e yndyrshme. Arrijnë të pastrojnë poret si dhe të pengojnë shfaqjen e puçrave dhe shenjave të zeza. Zakonisht, maskat e pastrimit janë të pasura me vitamina, por përmbajnë edhe argjil.

Për shkëlqim dhe rigjenerim
Këto maska kanë në përbërje vitaminë C dhe duke bërë një pastrim të lehtë të lëkurës, arrijnë të largojnë qelizat e vdekura dhe i japin asaj shkëlqimin e nevojshëm. Mund t’i përdorni pak para se të vendosni makiazhin.

Maskat-ekspres
Veprojnë për 5 minuta dhe i japin lëkurës freski e shkëlqim. Por japin rezultat kryesisht në fytyra që nuk paraqesin probleme.