MENU
klinika

Automjetet e kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse

Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia

07.04.2020 - 12:05

Komanda mbështetëse e forcave të armatosura ka njoftuar se kanë mbërritur 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për ministrinë e mbrojtjes dhe forcat tona të armatosura.

Gjithashtu është njoftuar se në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.