MENU
klinika

Haradinaj: Nuk jam për zgjedhje

“Mbështes një qeveri të re dhe pse nuk do jem pjesë e saj”

02.04.2020 - 13:11

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me Hashim Thaçin është shprehur i qartë se nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme por për qeveri të re.

Haradinaj pas takimit ka thënë se do e mbëstesë një qeveri të re edhe pse nuk do jetë pjesë e saj dhe nuk do ketë funksion në qeverinë e re.

“Nuk jam kandidat për të pasë ndonjë funksion qeveritar. Nuk është kohë e apetiteve për pushtet”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, edhe partitë e tjera e kanë përkrahur krijimin e një qeverie të re, përvec VV-së, e cila është për zgjedhjet të reja.