MENU
klinika

Kriza e koronavirusit

Merkel është shembull për Trump!

16.04.2020 - 16:02

Presidenti Donald Trump tronditi jo vetëm amerikanët, por shumë anembanë botës me insistimin e tij këtë javë që të paktën për sa i përket rihapjes së ekonomisë.

Me mospërfillje ndaj Kushtetutës së SHBA, Trump po rregullon rendin kushtetues në SHBA, ndërkohë një tjetër shtet i ngjashëm i decentralizuar më shumë se 4,000 milje larg po e menaxhon shumë ndryshe situatën.

“Federalizmi nuk është atje, në mënyrë që njerëzit të heqin përgjegjësinë,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel herët në pandemi. “Është që të gjithë të marrin përgjegjësi.”

Për të qenë të sigurt, gjermanët kanë vënë në dyshim nëse sistemi i tyre, i cili i jep përgjegjësi të konsiderueshme niveleve shtetërore dhe lokale, ishte më i përshtatshmi për t’u marrë me një krizë të shpejtë, ndërkombëtare, si pandemia e koronavirusit.

Por, deri më tani, të paktën, sistemi gjerman ka vepruar shume mire, dhe Merkel e ka ruajtur kontrollin e saj.

Fjalët e Merkel në fjalimet e saj televizive, ndihmuan në unifikimin e Gjermanisë.

Është shumë herët për të bërë vlerësime përfundimtare, por përgjigja e Gjermanisë shikohet me zili në të gjithë botën.

Pas një takimi me liderët e shtetit të mërkurën, Merkel njoftoi se vendi ishte gati të fillojë hapjen graduale. Shumë dyqane do të lejohen të rihapen javën e ardhshme, dhe shkollat do të rihapen gradualisht, megjithëse kufizimet e tjera do të mbeten.

Federalizmi është në Gjermani po aq prezent sa edhe në Shtetet e Bashkuara.

Kancelarja në Berlin nuk mund të detyrojë guvernatorët e 16 shteteve të vendit të zbatojnë masa për distancimin shoqëror, të mbyllin përkohësisht restorante dhe kafene, ose të mbyllin shkolla dhe universitete. Por ata kanë punuar së bashku për gjithçka.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara, edhe Gjermania është pranë zgjedhjeve. Në vitin 2021, ndoshta edhe më herët, vendi do të zgjedhë pasardhësin e Merkel. Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë dhe dy nga qeveritarët më të fuqishëm të shtetit konsiderohen si favoritët për të fituar vendin e punës. Por të gjithë ata kanë rënë dakord të përqendrohen tek kriza e koronavirusit.

Merkel është shpërblyer. Vlerësimet e saj të miratimit janë rritur shumë dhe ajo aktualisht është politikanja më e njohur në vend. Por Merkel nuk po mburret.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’