MENU
klinika

Tenis

Merret vendimi zyrtar për turneun e Wimbledon

01.04.2020 - 17:00

Ajo që përflitej prej disa ditësh, tashmë është bërë zyrtare. Grand slam i Wimbledon është anuluar për shkak të coronavirus. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga organizatorët e këtij turneu. Wimbledon është më i rëndësishëm që zhvillohet në fushat me bar.

Turneu duhej të fillonte më 29 qershor (deri më 12 korrik), por për shkak të virusit vdekjeprurës është vendosur që ky turne të mos zhvillohet. Përgatitjet për këtë turne duhej të nisnin në fund të prillit, por frika nga coronavirus ka bërë që situata të jetë alarmante në Londër dhe turneu të anulohet.

Kjo është hera e parë që ky turne nuk zhvillohet që prej vitit 1945, ndërkohë që ky do të ishte edicioni nr.134. Vetëm dy Luftërat Botërore kanë ndalur turneun më të vjetër të tenisit në botë më parë.