MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

01.04.2020 - 07:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e mërkurë, dt. 01 Prill 2020, priten reshje të dobëta deri mesatare në qarqet Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në Veri dhe në Lindje në lartësitë mbi 300 m. reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 /10 °C
në vendet malore: -2 / 6 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.