MENU
klinika

Braziliani në hotel luksi

Messi dha 1.6 mln dollarë garanci për Ronaldinhon?

09.04.2020 - 15:17

Dy ditë më parë, Ronaldinho u lirua nga burgu në Paraguaj para dy ditësh së bashku me vëllain e tij, ku qëndronin aty prej 32 ditësh. Ish-futbollisti është tashmë në arrest shtëpie, teksa u paguan 1.6 milionë dollarë për këtë masë lehtësuese.

Sipas asaj që shkruan “TNT Sport”, shumën për t’u liruar nga burgu Ronaldinho e pagoi ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Lionel Messi. Argjentinasi njihet si një mik shumë i mirë i brazilianit dhe tashmë thuhet se e ka paguar ai shumën prej 1.6 mln dollarë.

40-vjeçari Ronaldinho dhe vëllai i tij do ta kalojë në një suitë presidenciale me katër yje arrestin shtëpiak. Hoteli ndodhet në një nga vendet më të mira në qytet, teksa braziliani mund të mburret se ka një ballkon tërësisht të vetin, televizor 55 polsh, një pishinë në dhomë dhe kuzhinë të bollshme.

Edhe pse ndodhet në një hotel me 4 yje, për Ronaldinhon është rezervuar që shërbimi në dhomë të përbëhet nga 5 yje, ndërsa vëllai i tij besohet të jetë në një tjetër suitë, e cila ndodhet dy kate nga suita presidenciale. Lukset e hotelit nuk mbarojnë këtu, pasi në çatinë e saj ndodhet një pishinë dhe një bar, ku mund të shërbehet koktejl për mysafirët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN