MENU
klinika

Kujdes nga infiltrimet

Mjekët serbe në veri të Kosovës, Haradinaj: Mund të jenë agjentë!

07.04.2020 - 09:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet pasur kujdes nga mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë si pasoje e koronavirusit, pasi në mesin e tyre mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente.

Ai ka thënë se nga kjo situatë mund të përfitojë dikush, prandaj duhet edhe kujdes, “Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por pjesë të institucioneve. Realiteti në veri është ky që është, prej 99-ës e deri sot. Në këto rrethana, duhet të jemi shumë unik dhe duhet pasur shumë kujdes. Nuk duhet të provokohen situatat e konfliktit në këtë situatë pandemike”, ka thënë Haradinaj, për T7.

Haradinaj ka mohuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se mjekët serbë vijnë e shkojnë nga Kosova dhe kjo nuk është diçka e pazakontë. Sipas tij, ka një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë që mjekët serbë të vijnë e të përkujdesen për serbët e veriut.

Ai ka tërhequr vërejtjen se në mesin e tyre mund të ketë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse. “Nuk është e vërtetë që mjekët shkojnë e vijnë si thotë kryeministri. Ka marrëveshje, por duhet pasur kujdes që në mesin e tyre të hyjnë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse. Duhet të jemi bashkë që ta ruajmë Kosovën të pandarë dhe të pacenueshme”, ka thënë Haradinaj.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”