MENU
klinika

Nga festat në shtëpi deri tek quiz-et

Modë edhe në karantinë? Ja zgjidhjet ideale të personazheve

02.04.2020 - 10:27

Edhe në kohët e karantinës, moda nuk ka ndalur plotësisht. Nuk e kemi fjalën për prodhimin apo shitjen e koleksioneve të reja, por për diçka që përcjell vlera të veçanta, motivimin dhe argëtimin për të mbushur ditët boshe, në kohën e vetizolimit në shtëpi. Shumë prej markave tona të preferuara kanë zgjedhur të qëndrojnë me ne, të mos na braktisin duke na ofruar seriale dhe alternativa interesante, të lidhura me modën.

Që nga festat në shtëpi të organizuara nga Jo Squillo e deri tek quiz-et që testojnë dijen tonë rreth eventeve të modës nga Ferragamo, ikonat e modës janë duke “shpikur” mënyra për të qëndruar në kontakt me publikun me çdo kusht.

Për momentin na mjafton vetëm t’i adhurojmë nga larg çantat, këpucët apo fustanet e ndërkohë të relaksohemi online duke ndjekur aktivitetet virtuale që moda ka rezervuar për ne.

Rezidenca Bottega

Daniel Lee, drejtori kreativ i Bottega Veneta është kthyer vitet e fundit, në personazhin më të përfolur në fushën e modës. Fytyra e re që ai i ka dhënë markës së njohur italiane, i ka bërë produktet e saj super të dëshiruara nga adhuruesit e modës… Kohët e fundit, kjo markë ka prezantuar Rezidencën Bottega si një “mini site” ku të mund të gjeni “takime” ditore të lidhura me gatimin, muzikën, librat dhe punët artistike që frymëzojnë markën.

Philosophy by Lorenzo Serafini është në Spotify

Ju pëlqen muzika që luhet në shfaqjet e modës? Nga sot, mund të dëgjoni një muzikë të dedikuar në kanalin e Philosophy në Spotify. Në këtë kanal do të gjeni listat muzikore të viteve ’70,’80 dhe ’90 për t’u relaksuar apo kërcyer, për të mbajtur në formë trupin dhe mendjen!

Louis Vuitton nga shtëpia

Keni mundur ta vizitoni nga afër Fondacionin Louis Vuitton? Nëse jo, keni një mundësi tani! Marka e njohur ka hapur dyert e fondacionit të saj, duke zhvilluar një program dixhital takimesh ku mund të vizitoni virtualisht ekspozitat, performancat apo masterclass-et interesante. Duke nisur nga sot, këtë event mund ta ndiqni këtu.

Adidas, skuadra e shtëpisë

Adidas, njësoj si konkurenti më i madh i tij, Nike, kanë zgjedhur të ndajnë me ne eksperiencat e trajnerëve personalë më të suksesshëm me disa seri gjimnastike që s’duhet t’i humbni. Aplikacioni përmban një program trajnimi që përfshin 230 ushtrime, të cilat mund t’i realizoni lehtësisht në shtëpi.

Quizz-et Ferragamo

E dinit që Ferragamo ka arritur suksesin botëror, falë krijimit të një palë këpucëve ikonë në historinë e kostumografisë? Nëse po, jeni kandidati perfekt për të testuar dijet tuaja, në fushën e modës.