MENU
klinika

Filozofët përballë pandemisë

Montenji: A është shëndeti e mira supreme?

27.04.2020 - 15:03

          Si do ta kishte jetuar dhe menduar Mishel dë Montenj (Michel de Montaigne) krizën e Koronavirusit? Ai, për të cilin shëndeti ishte një e mirë, mbase supreme, por jo një vlerë që duhet të qeverisë shoqëritë tona, vendimet tona politike. Ai që nuk reshti së përsërituri se qëllimi i jetës nuk është të mos vuajë, por të shijojë!/Konica.al

“Panmjekësia” ose menaxhimi i jetës sonë nga shëndetësia

Për Montenjin shëndeti është ndoshta e mira supreme, por unë bëj një ndryshim midis një të mirë dhe një vlere. Duhet të dallohet shëndeti, që është e mira më e lakmueshme nga të gjithë, por që nuk është një vlerë morale… Fjala e ambientit, të cilin unë e quaj “panmjekësia” dhe që ka tendencë ta bëjë shëndetin vlerë supreme, jo vetëm një të mirë të dëshirueshme, është një keqinterpretim mbi jetën. Dhe nëse shëndeti shndërrohet në vlerë supreme, atëherë mjekësia bëhet gjëja më e rëndësishme: “panmjekësia” u delegon mjekëve jo vetëm menaxhimin e sëmundjeve tona, por edhe menaxhimin e jetëve tona, të shoqërive tona, gjë që është shqetësuese./Konica.al

(André Compte-Sponville)

Kënaqësia, e mirë sovrane

Montenji nuk reshti së përsërituri në “Esetë” e tij, se qëllimi i vërtetë i jetës nuk është të mos vuash, por të shijosh dhe të gëzohesh. Në thelb, ajo që Montenji kundërshton Epikurin, për ta shprehur me terma niçiane, është se Epikuri është nihilist. Nëse e kuptojmë ataraksinë si mungesë të pastër të dhimbjes dhe çrregullimit, unë mendoj se është një keqintepretim, por kjo ndodh edhe për faktin se si Montenji, ashtu edhe Niçe e kuptojnë, atëherë në të vërtetë Epikuri do të ishte një filozof nihilist. Më pas, Montenji u distancua nga Epikuri. Për Montenjin kënaqësia është e mira sovrane, madje edhe më e rëndësishme se shëndeti. Nëse Montenji e do kaq shumë shëndetin, kjo ndodh sepse shëndeti është gjendja e kënaqësisë…

Montenji dhe vdekja

Në “Esetë” Montenji shkruan: “Ti nuk do të vdesësh ngaqë je i sëmurë, ti vdes ngaqë je i gjallë”. Vdekja është pjesë e jetës dhe kjo është për shkak se njerëzit ndonjëherë harrojnë ose pretendojnë të harrojnë se ata janë të vdekshëm, sepse ata kanë kaq frikë kur vdekja kujtohet në mënyrë mbresëlënëse në mendjet e tyre siç është rasti me pandeminë që po kalojmë. Nëse do të mendonim më shumë për vdekjen, do të jetonim më mirë, më intensivisht… Çdo çast i jetës sonë do të bëhej gjithnjë e më i çmuar, saqë do të shkëputej, siç shprehej edhe Andre Zhid, nga thellësia shumë e errët e vdekjes…/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit