MENU
klinika

Luljeta Bozo shpjegon lëkundjet e djeshme

“Mos lëvizni fare nga vendi! Edhe ne 1976-ën pati pasgoditje”

28.04.2020 - 13:06

Një ditë pas tërmetit të lehtë që u ndje dje në Tiranë e Durrës, inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo thotë se nuk ka vend për panik. Në një lidhje Skype me News 24, Bozo sqaroi se këto janë pas-goditje normale, duke shtuar se qytetarët nuk kanë pse të kenë frikë.

“Pas-goditjet e mbrëmshme kanë qenë normale. Jemi akoma në fazën e pas goditjeve. Janë pra thjesht lëkundje të mëvonshme e nuk ka ndonjë arsye për panik. Në rast se shtëpia është e sigurt, nuk ke pse lëviz fare, absolutisht. Kur bie tërmet, nuk duhet lëvizur fare absolutisht. Pastaj të qetësohet dhe kthehet normalitet situata.

Me këtë intensitet që ka qenë, nuk ka rrezik fare. Meqenëse jemi në kohë koronavirusi, duhen mbajtur ata rregulla të Covid-19. Nuk ka magnitudë të madhe, kështu që nuk ka pse ka panik. Edhe tërmeti i 1976 kishte pas goditje deri 6 muaj. Do 4 a 5 muaj të clirohet totalisht. Pas goditjet janë gjithmonë më të ulëta sesa goditja më e fortë. Magnituda deri 3.5 nuk quhet tërmet, është clirim normal”, tha inxhinerja Bozo.

Mbrëmjen e djeshme, u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe u ndje në Tiranë e Durrës. Qytetarët ende nën kujtimin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, u shqetësuan.