MENU
klinika

Dolën në stërvitje

Mourinho dhe 3 lojtarë rrezikojnë se thyen rregullat

08.04.2020 - 13:33

Tottenham Hotspur i ka kujtuar José Mourinho dhe lojtarëve që kanë thyer rregullat e karantinës. Davinson Sánchez, Tanguy Ndombele dhe Ryan Sessegnon kanë përgjegjësi për mosrespektimin e distancës sociale.

Trajneri portugez është fotografuar në një park në Londër, duke biseduar me Sessegnon, ndërsa Ndombele dhe Sannchez po vraponin së bashku në të njëjtën fushë me bar. Një zëdhënës i Tottenham shpjegoi se lojtarëve iu është tërhequr vëmendja që të respektojnë distancimin social, kur stërviten larg shtëpisë.

“Ne do të vazhdojmë ta përforcojmë këtë mesazh”, – nënvizoi ai. Siç ka mësuar “AS”, Mourinho e ka mbrojtur veten me ligjin e izolimit në Angli: “Qytetarët britanikë kanë detyrimin të qëndrojnë në shtëpi, nëse nuk do të shkojnë në punë, në rast se nuk mund ta bëjnë këtë nga distance. Ata mund të bëjnë pazar, të shkojnë te mjeku, ose të bëjnë ushtrime sportive një herë në ditë”.

Trajneri pohoi se gjithmonë e ruan distancën sociale, ndërsa konsideron se nuk mund ta kryejë punën e tij nga shtëpia kur bëhet fjalë për stërvitje normale dhe jo thjesht ushtrime shtëpie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN