MENU
klinika

Klubi i futbollit, 42 ton ushqime

Napoli, veza e Pashkës shkon për mjekët

10.04.2020 - 15:16

Këtë të diel, besimtarët katolikë nga e gjithë bota festojnë Pashkët. Festë e rëndësishme në kalendarin katolik, që konsiston në ringjalljen e Krishtit. Por ndryshe nga vitet e tjera, festa e Pashkëve do të mbahet pa shumë zhurmë, kjo për shkak të pandemisë së koronavirus që ka paralizuar botën.

E megjithatë, gjestet fantastike në kuadër të kësaj feste nuk mungojnë. Është klubi i Napolit që në mënyrë simbolike ka vendosur të falënderojë mjekët dhe gjithë stafin e kujdesit shëndetësor të cilët po përballen me këtë luftë vdekjeprurëse.

Futbollistët dhe stafi drejtues i jugorëve ka hequr dorë nga marrja e vezëve prej çokollate, të cilat do të shkojnë për stafin mjekësor në zonën e Campagna-s. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i presidentit, Aurelio de Laurentiis, ka konfirmuar se veza prej çokollate 3.5 kilogram do të shpërndahet në të gjithë zonën në propocion të drejtë me numrin e shtretërve.

Përpos vezëve, klubi i Napolit do të dhurojë 32 ton ushqime për spitalet dhe njerëzit në nevojë. Në rajonin e Campagnas deri më tani raportohet për 3344 të infektuar nga 143 626 në total në të gjithë vendin dhe 227 viktima.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN