MENU
klinika

Si pasojë e Covid-19

Ndërron jetë një tjetër ish-pjesëtar i Real Madrid

02.04.2020 - 17:24

Në Spanjë qeveria ka marrë masa të rrepta, pasi rastet me koronavirus janë të shumta dhe viktimat po ashtu. Numërohen mbi 110 mijë të infektuar në të gjithë Spanjën, duke kaluar kështu edhe Italinë në 24 orët e fundit. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Spanjë kaloi 10 mijë vetët. 

Një ndër personazhet që humbi jetën është edhe një ish-futbollist i familjes madrilene. Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë për shkak të Koronavirusit ish-futbollisti Goyo Benito. 73-vjeçari kishte luajtur për 13 vite me skuadrën spanjolle të Realit, ku arriti të fitonte 11 trofe.

Skuadra e Real Madridit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish- futbollistit të tyre. Benito numëron  420 paraqitje me madrilenët. Vetëm një javë më parë humbi jetën ish-presidenti i Real Madrid në fundin e viteve 90’ dhe fillimin e viteve 2000, Sanz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U nda nga jeta pak ditë më parë

Kaos dhe dhimbje, humb arkivoli i ish-presidentit