MENU
klinika

Zbardhen amendamentet e mazhorancës për Kodin Penal

Ndryshimet për COVID-19/ Nëse thyen karantinën 10-15 vite burg

09.04.2020 - 10:39

Zbardhet drafti i amendamenteve për ndryshimet në Kodin Penal për shkak të situatës nga COVID-19. Maxhoranca propozon që mosbindja ndaj rregullave të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë muaj.

Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Ndërkaq parashikohet deri në 5 vite burg për ato biznese që thyejnë urdhrat.

Pra, nëse thyen karantinën policia nuk mjaftohet vetëm gjobë por mund të dënohesh edhe deri 10 vite burg. Ndërkaq nëse thyen karantinën e infekton të tjerë, parashikohet 3 deri në 10 vite burg. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

PROPOZIMET
1. Titulli i projektligjit ndryshohet me përmbajtjen si vijon:
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
2. Pas Nenit 1 të projektligjit, shtohet Neni 2 me përmbajtjen si vijon:

Neni 2
Pas nenit 242, shtohen nenet 242/1 dhe 242/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 242/1

-Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
-Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.
Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”.

“Neni 242/2

-Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive. Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

3. Neni 2 i projekligjit “Hyrja në fuqi” bëhet neni 3.

ARSYETIMI I AMENDAMENTEVE
Qëllimi i amendimeve në Kodin Penal lidhet me parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe forcimin e luftës kundër epidemive, nisur nga situata e vështirë që po kalon vendi ynë dhe mbarë bota nga virusi COVID19.

Për të arritur këtë qëllim, përvec sanksioneve administrative për të gjithë ata persona që do të shkelnin masat e marra, të vendosura nga organet shtetërore, është e nevojshme që të parashikohen dhe sanksione në Kodin Penal, për disa veprime dhe mosveprime të caktuara, duke marrë në konsideratë rrezikun që kanoset për jetën dhe shëndetin nga përhapja e epidemive të sëmundjeve ngjitëse, apo në situata në tjera në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Vende anëtare të Bashkimit Europian, ku përmend Italinë, kanë parashikuar sanksione të tilla në Kodin Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal

Dita e tretë e shtetrrethimit

Mbyllen kufinjtë me fqinjët