MENU
klinika

Asnjë rast me Covid-19

Në Kuçovë vazhdon dezinfektimi i ambienteve publike

15.04.2020 - 11:17

Çdo ditë qyteti i Kuçovës dhe Njësitë e tij Administrative dezinfektohen nga grupet e punës të Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit.

Ky aksion i përditshëm po vijon çdo ditë në të gjitha akset kryesore të qytetit të Kuçovës me makineritë zjarrfikëse, ndërkohë që punonjës të kësaj ndërmarrjeje dezinfektojnë me pompa dore e makineri të posaçme edhe sheshet, blloqet e hyrjet e pallateve, hapësirat publike, ambientet brenda e jashtë marketeve etj.

Burime nga Bashkia e Kuçovës, bëjnë me dije se dezinfektimi i qytetit kryhet çdo ditë në çdo rrugë kryesore e lagje si dhe në të treja njësitë adminidrative Perondi, Kozare e Lumas. Sipas bashkisë, dezinfektimi nuk do të ndalet pasi nga ana e bashkisë janë marrë të gjitha masat, si me mjete ashtu edhe me lëndë dezinfektuese për të vijuar këtë aksion të përditshëm.

Po kështu, paralelisht me dezinfektimin e rrugëve e lagjeve po vijon edhe dezinfektimi periodik i institucioneve të ndryshme, shkollave, kopshteve, çerdheve etj. Qyteti i Kuçovës nuk ka ende asnjë rast të prekur me Covid-19,ndërkohë që i gjithë stafi i Spitalit të Kuçovës është në gatishmëri të plotë.