MENU
klinika

Ja ç'thotë NASA

Në mbrëmje prisni këtë fenomen natyror!

21.04.2020 - 16:51

Nëse ndiheni të mërzitur nga filmat apo librat në librarinë tuaj pas disa javëve në izolim, qielli duket se ka plan për t’ju argëtuar. 

Të martën mbasdite, ashtu si çdo vit në prill, planeti jonë do të kalojë pranë kometës C / 1861 G1 Thatcher.

Takimi i tyre do të mbushë qiellin me meteorë, rreth 20 për çdo orë. Ky fenomen i përvitshëm njihet ndryshe si “Lyrids” sipas NASA-s. 

“Lyrids” janë vëzhguar për rreth 2700 vite dhe emrin e kanë marrë nga konstalcioni “Lyra”.

Ky shi meteorësh shihet më qartë në hemisferën veriore dhe nuk kërkon asgjë veç një palë syze për ta dalluar.