MENU
klinika

I gjithë qyteti në karantinë

Një rast me Covid-19 në Poliçan, kryebashkiaku merr masa drastike

06.04.2020 - 13:44

Një 79-vjeçar nga qyteti i Poliçanit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. I moshuari me iniciale A.L kishte 5-ditë me temperaturë 38, me probleme të theksuara në frymëmarrje, me kollē mbytëse, dhimbje gjoksi dhe muskulare dhe po trajtohej me oksigjeno-terapi.

Gjendja e pacientit ka ardhur duke u rënduar dhe aktualisht ai ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. I moshuari A.L ka pasur kontakt me djalin e tij 30-vjeç, të ardhur nga Greqia në 5 Mars 2020. Gjatë periudhës së karantinës i biri nuk ka shfaqur asnjë simptomë, ndërkohë që prej 2-ditësh ai ka kollë të thatë, dhimbje fyti,dhimbje gjoksi dhe muskulare dhe temperaturë 37.8 gradë. 30-vjeçari E.L mjekohej herë pas here për Bronchopneumoni bilaterale dhe tashmë po trajtohet me trajtim ambulator në Qendrën Shëndetësore në Poliçan.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik Berat,konfirmojnë se,pas kunsultave me mjekun infeksionist dhe hetimit epidemiologjik u vendos marrja e tamponit për të dy pacientët dhe vetëm 79-vjeçari ka rezultuar pozitiv,ndërkohë që testi i djalit të tij 30-vjeçar ka rezultuar negativ. Të njëjtat burime konfirmojnë se,po vijon ndjekja dhe hetimi epidemiologjik i kontakteve të të moshuarit,që dyshohet se janë të shumta.

Kryeinfermierja e Qendrës Shëndetësore Poliçan,Çerçina Jonuzi, ka deklaruar se, i gjithë stafi mjekësor prej 30 personash i kësaj qëndre është i rrezikuar pasi i moshuari vinte thuajse çdo ditë në qëndrën shëndetësore sepse vuante nga sëmundjet shoqëruese: HTA, SIZ ,SPOK e Cardio Megali, dhe për këtë arsye merrte mjekim, ndërkohë që në disa raste edhe punonjësit e qendrën shkonin për ta vizituar atë edhe në banesë. Sipas kryeinfermieres ,i gjithë stafi i qendrën do të futet në karantinë.

I ashpër ka qënë edhe reagimi i kryetarit të bashkisë Poliçan,Adriatik Zotkaj,i cili ka konfirmuar se i gjithë qyteti do të futet në karantinë. Ai deklaron se,heqja e postobllokut në hyrje të qytetit pas konflikteve me policinë,e bëri të pamundur filtrimin e personave që hynin s dilnin në qytet. Zotkaj ka deklaruar se,pas konfirmimit të rasti të parë 10 000 banorët e Poliçanit janë në rrezik serioz për jetën sepse vuajnë nga sëmundje të mushkërive dhe sëmundje profesionale,për shkak të punës që kanë kryer në Kombinatin Mekanik të Armëve në Poliçan.