MENU
klinika

Në kopshtin zoologjik në New York

Një tigër infektohet me koronavirus

06.04.2020 - 11:24

Një tigër në kopshtin zoologjik në Bronx, New York, është kafsha e parë që rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin në SHBA. Nadia, 4-vjeçare nga Malajzia kishte simptoma të virusit, si kollë të thatë, tha kopshti zoologjik në një njoftim.

Tigri, bashkë me disa luanë të tjerë në kopshtin zoologjik – filluan të shfaqnin simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes, sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA). Nadia, motra e saj Azul, dy tigra dhe tre luanë afrikanë që shfaqën simptoma, pritet që të kenë një shërim të plotë, tha kopshti zoologjik.

Ndërkohë asnjë kafshë tjetër në kopshtin zoologjik nuk po shfaq simptoma. Kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili ishte asimptomatik, ndërsa kujdesej për to, sipas njoftimit.

Kopshti Zoologjik i Bronx është mbyllur për publikun që nga 16 marsi. Çdo i sëmurë me koronavirus këshillohet të minimizojë kontaktin me kafshët, përfshirë ato shtëpiake, derisa të dihen më shumë informacione rreth virusit, tha USDA. /CNN