MENU
klinika

Flet 'kërcënuesi' i Kurtit

“Nuk jap asnjë cent për kokën e tij”

11.04.2020 - 10:40

Të premten është njoftuar se përmes rrjetit social Facebook, është kërcënuar me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Një person me emrin, Daniel Arianitti, ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë në këmbim “të kokës së Albinit”.

Ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij.

Ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Postimi i plotë i Daniel Arianitti:
“Gazetat e nevojtoreve që shkruajnë gjëra të pavërteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar për kokën e Albinit, të ju tregoj se askund nuk është përmend një Monedh Euro apo Dollar. Këto 10 milion mund të jenë edhe copa të letrës së nevojtores apo kanta të mbeturinave. Për kokën e Albinit unë personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as një cent vlerë për mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein në emër timin OK?

Ata që i kam pas në shoqëri dhe jan gju pas shpinës time, ju kam njoft edhe më parë se jini njerëzt pa asnjë vlerë dhe edukatë por jeni vetem hajvana. E mjer familja që juve ju ka”, ka shkruar Daniel Arianitti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN