MENU
klinika

Hapi i radhës së aleatëve

OPEC/ Nafta ‘pret’ zgjidhje!

09.04.2020 - 10:31

Prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar do të mbajnë të enjten një telekonferencë të rëndësishme për të diskutuar një ulje të mundshme të prodhimit pas rënies së kërkesës të shkaktuar nga koronavirusi dhe lufta e dëmshme e çmimeve Arabi Saudite-Rusi, që shkaktuan një përplasje në treg.

Bisedimet midis OPEC dhe aleatëve të saj, përfshirë Rusinë (OPEC +) së bashku me jo-anëtarët kryesorë, shihet si shansi më i mirë për të siguruar një mbështetje shumë të nevojshme për çmimet, të cilat po afrohen rreth niveleve të ulëta të dy dekadave.

Konferenca, e planifikuar për në 14:00 GMT të enjten, është një fokus kritik për investitorët në një treg që mbetet shumë i paqëndrueshëm, me ekspertët që paralajmërojnë se pa një veprim të bashkërenduar – pritjet janë për një ndërprerje prej 10 milion fuçi në ditë, që do të sjellë një situatë shumë kaoitke për produktin.

Por shpresat janë që një marrëveshje mund të bëhet. Javën e kaluar Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se Rusia dhe Arabia Saudite do të tërhiqeshin nga pozicioni i tyre dhe do të binin dakord për të zvogëluar prodhimin.

Atëherë mbreti i OPEC Arabia Saudite bëri thirrje për një takim urgjent të prodhuesve “që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje të drejtë” për “të stabilizuar tregun e naftës” pas një telefonate midis Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman dhe Trump.

Dhe të Mërkurën, Bloomberg News raportoi që Moska tha se është e gatshme të shkurtojë prodhimin e saj me rreth 1.6 milion fuçi në ditë, ose rreth 15 përqind, duke zbutur rrugën për një marrëveshje. Arabia Saudite do të presë të Premten një mbledhje të veçantë virtuale të ministrave të energjisë nga Grupi i 20 ekonomive kryesore në një përpjekje të ngjashme për të siguruar “stabilitetin e tregut”.

Çmimet e naftës kanë rënë që nga fillimi i vitit pasi pandemia COVID-19 e futi planetin në izolim total dhe ndali totalisht ekonominë globale.(AFP)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nafta për më pak se 10 dollarë për fuçi

CNN/ Do e fitojë këtë luftë OPEC?

Fitimi i parë pas 6 javësh

CNBC/ Stabilizohen çmimet e naftës