MENU
klinika

Po jetojmë në kohë të çuditshme

Pandemia dhe këshillat paradoksale

27.04.2020 - 07:53

Le ta shohim pandemine Covid-19 ne kendveshtrimin e keshillave paradoksale te dhena popullates qe nga shperthimi deri tani ne fazen e rihapjes.

-Ne nuk duhet te dalim nga shtepia per asnje arsye, por nese kemi arsye mund te dalim.

-Maskat nuk na mbrojne nga coronavirusi, por mund t’i vendosim pasi shpetojme jete te tjera. Maskat mund te mos punojne, por mund te behen te detyrueshme, ose edhe jo, si te na informoje shkenca ne vazhdim.

-Dyqanet mbyllen, me perjashtim te atyre qe lihen te hapura, keto te fundit do te hapen me kohe te kontrolluar.

-Ne nuk duhet te shkojme ne pune, por edhe mund te shkojme nese kemi nevoje, ose te gjejme nje pune tjeter e te shkojme te punojme.

-Ne nuk duhet te shkojme tek mjeku ose ne spital, megjithese kemi nevoje, vetem nese jemi shume te semure, por edhe kur jemi te tille s’jemi me ne gjendje te shkojme ne spital.

-Ne duhet te rrime ne shtepi, megjithese eshte e rendesishme per shendetin fizik dhe mendor te dalim jashte. Virusi mund te vrase njerez, por nuk duhet te trembemi. Virusi vret vetem te moshuarit dhe njerezit me shendet te dobet, por nga ana tjeter edhe ata te shendetshem i vret.

-Dorezat nuk na mbrojne, por ato mund te ndihmojne, prandaj mund t’i veme ndonjehere nese i kemi, ose edhe jo.

-Nuk ka mungese produktesh ushqimore dhe higjenike, por ka edhe qe mungojne. Gjithsesi, mos te na zere paniku e te blejme. Ne nuk kemi nevoje per sasi me te madhe te tyre vetem pse mungojne ne supermarkete ose farmaci. Gjithsesi, ato mund te mungojne edhe pse kemi nevoje.

-Virusi s’ka efekte te renda tek femijet, perjashto ata femije ku i shkakton.

-Ne mund te kemi simptoma te Covid-19 nga me te ndryshmet nese jemi te infektuar, por mund te kemi simptoma te ngjashme edhe nese s’jemi te infektuar, mund te jemi te infektuar asimptomatike dhe te infektojme te tjeret ose jo, mund te mos infektojme te tjeret edhe duke I patur simptomat.

-Per te mbrojtur veten duhet te ushqehemi mire dhe te bejme ushtrime fizike, por nga ana tjeter do te hame cfare kemi ne shtepi, meqe duhet te qendrojme brenda, megjithe nevojat per te dale.

-Ne nuk mund t’i takojme prinderit dhe gjysherit e moshuar, por ata mund te dalin dhe te takojne te moshuar dhe njerez te tjere.

-Eshte shume e rendesishme te rrime ne ajer te paster, por ne nuk duhet te shkojme e te rrime ne parqe, vetem ecje. Mos te ulemi ne stola, ose vetem pak nese jemi te moshuar, gra shtatzena ose me veshtiresi ecjeje. Nese ulemi, mos te hame e pime si ne piknik.

-Te mos vizitojme familjaret, sidomos nese jane te moshuar, por nga ana tjeter duhet te kujdesemi per te moshuarit dhe njerezit e tjere ne nevoje, per t’ju sjelle atyre ushqime dhe ilace. Njerez qe duan te ndihmojne ose kujdesen, mund t’i vizitojne te moshuarit.

-Nese ne jemi te semure, duhet te dalim kur te sherohemi, por askush nga familjaret s’mund te dale derisa ne te sherohemi, megjithese kane nevoje te dalin.

-Ne mund te porosisim produkte te ndryshme nga shtepia, te cilat jane te sigurta. Gjithsesi, para se t’i shtiem ne shtepi duhet prap t’i dezinfektojme.

-Virusi mbetet aktiv ne siperfaqe te ndryshme per 2, 4, 6 ore, ose edhe dite, jo ore. Gjithsesi, ai ka nevoje per mjedis te lagesht, ose edhe mjedis te ftohte, edhe pse i thate ose jo.

-Shkollat jane te mbyllura, femijet duhet te ndjekin mesimin online nga shtepite, megjithese mund te kene internet te dobet, mund te jene me shume se nje femije me nje kompjuter, ose edhe prinderve ju duhet te punojne nga shtepia. Berja e biskotave mund te jete art, por edhe matematike.

-Cdo dite raportohet numri i njerezve te infektuar dhe i vdekjeve, por ne nuk e dime numrin real te tyre, meqe testohen vetem njerez me simptoma te renda, qe duhet te shtrohen me doemos ne spital e te marrin trajtimin qe akoma eshte ne studim, i paprovuar saktesisht. Gjithsesi, nese njerez te semure rende me semundje te tjera vdesin dhe rezultojne te infektuar, nuk konsiderohen te vdekur nga Covid-19. Njerez qe vdesin per shkaqe qe nuk dihen, nuk testohen nese jane infektuar nga virusi, njerez te vdekur nga Covid-19 ne shtepi, por te paraportuar e regjistruar, nuk numerohen me si te tille ne shifrat zyrtare.

-Ne duhet te respektojme izolimin dhe distancimin derisa te ndalet infektimi nga virusi, por nga ana tjeter, infektimi nuk zerohet derisa nje pjese e mire e popullates te infektohet (imuniteti I grupit), per pasoje edhe te vdese ose jo, prandaj eshte e rendesishme te infektohemi, por nje pjese s’duhet te infektohet.

-Bizneset jane mbyllur, megjithese disa biznese qe respektojne rregullat e duhura te distancimit dhe higjenes mund te vazhdojne aktivitetin. Gjithsesi, edhe keto te fundit do te mbyllen nese iu rezultojne punonjes te infektuar, megjithe rregullat e marra.
Po jetojme ne kohe te cuditshme, kohen e pandemise se Covid-19 🤓
/ Ditika Kopliku