MENU
klinika

Nga Washington Post

Pandemia i mëshon idesë së një çeku mujor për çdo qytetar

11.04.2020 - 16:47

Vetëm një vit më parë, argumenti për “të ardhurat themelore universale” (UBI) ende dukej si një teori ekstreme dhe e parakohshme. Ishte projekt familjar i një numri akademikësh libertarianë dhe të disa aktivistëve të krahut të majtë dhe temë e një eksperimenti ekonomik midis një grupi të vogël njerëzish në Finlandë.

Ideja që qeveritë duhet të prisnin një çek mujor për çdo qytetar u hodh poshtë në masë të madhe nga konservatorët ideologjikisht kundër shpenzimeve (për kategorinë socio-ekonomike të mesme) dhe intelektualëve të majtë, të cilët ishin të kujdesshëm për devijimin e burimeve nga programe tashmë të paracaktuara, të testuara për të varfërit.

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president Andrew Yang e bëri UBI-në kalin e betejës së tij elektorale, duke argumentuar se, në një epokë të pabarazisë teknologjike dhe tregjeve të punës gjithnjë e më të pasigurta, qeverive iu duhet tu sigurojnë njerëzve mbështetje të menjëhershme. Megjithë një ndjekjeje të kultit, Yang mbeti një lojtar më i largët në këtë garë dhe pezulloi fushatën e tij presidenciale në mes të shkurtit.

Mandej mbërriti koronavirusi. Bllokimet e shkaktuara nga pandemia dhe urdhri për qëndrimin në shtëpi i kanë shpënë ekonomitë në rënie të lirë. Të Mërkurën, Organizata Botërore e Tregtisë paralajmëroi se disa parashikime për rënien e vazhdueshme të tregtisë globale mund të nënkuptojnë një Depresion të ri të Madh. Më shumë se 17 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesa për pagë papunësie në katër javët e fundit – një tablo tronditëse, e paparë më parë. Grupi ndërkombëtar për mbrojtje humanitare Oxfam paralajmëroi në një studim të ri se pandemia mund të detyrojë 500 milionë njerëz në të gjithë botën në varfëri nëse nuk ndërhyet urgjent nga qeveritë për të lehtësuar gjendjen e tyre.

Teksa qeveritë planifikojnë masa stimuluese, UBI është bërë një pjesë qendrore e diskutimit. “Në të gjithë globin, bizneset po përjetojnë vështirësi të tejskajshme; shumë njerëz po humbasin vendin e punës; të vetëpunësuarit janë izoluar dhe nuk kanë punë; kreditë hipotekore po dështojnë; kursimet po mbarojnë; dhe qiraja nuk mund të paguhet” është theksuar në një letër të hapur e nënshkruar nga më shumë se 500 akademikë në të gjithë botën, ku u bëhej thirrje qeverive të shikojnë përtej “politikave tradicionale të mirëqenies” në këtë kohë krize. “Shoqëritë ku një shumicë e madhe e popullsisë punon në sektorin informal do të goditet veçanërisht fort – (përtej fitimeve, nuk ka asnjë rrjet sigurie).

Këtë javë, qeveria e qendrës së majtë të Spanjës u bë e para që zbuloi planet në lidhje me një formë të ardhurash të garantuara për një kategori të gjerë të popullsisë së saj. Megjithëse detajet mbeten të paqarta, përmes një raporti që sugjeron pagesa mujore prej rreth 475 dollarë për person, zyrtarët spanjollë besojnë se ka një konsensus të gjerë legjislativ pas nismës, megjithëse është bërë një sforco e madhe. Dhe gjithashtu duket se ka vullnet politik për të siguruar që pagesa të vazhdojnë përtej kalimit të pandemisë.

“Ne do ta vëmë në jetë atë sa më shpejt të jetë e mundur” tha Nadia Calviño, ministrja e çështjeve ekonomike të Spanjës, në një intervistë në radio të Dielën. “Kështu që mund të jetë e dobishme, jo vetëm për këtë situatë të jashtëzakonshme, por të mbetet përgjithmonë”.

Në Shtetet e Bashkuara, elementët e platformës së Yang kanë kaluar për të fituar marrëveshje të gjerë bipartizane. Në zemër të stimulit prej 2 trilion dollarësh të miratuar nga Kongresi muajin e kaluar ishte një angazhim për të prerë çeqe prej rreth 1.200 dollarë, amerikanëve nën një fashë të caktuar të ardhurash, megjithëse shumë kritikë demokratë, përfshirë Yang, argumentojnë se një pagesë e njëhershme është e pamjaftueshme për krizën. Megjithëse një pagesë e përhershme dhe universale mujore nuk është ende në tryezë, oreksi politik për të mund të jetë duke u ndërtuar.

“Papritur, kostoja e një UBI nuk është aq shqetësuese sa ishte edhe një muaj më parë,” tha Matt Zëolinski, drejtori i Qendrës për Etikë, Ekonomi dhe Politikë Publike në Universitetin e San Diego. “Amerikanët në të gjithë spektrin politik po bëjnë thirrje që qeveria të shpenzojë shuma të mëdha parash për të mbajtur familjet në këmbë, për të mbajtur biznesin e vogël dhe për të ruajtur ekonominë nga kolapsi. Dhe ekziston një njohje e gjerë që grante në të holla e bëjnë këtë në një mënyrë që siguron fleksibilitet maksimal në një kohë pasigurie drastike dhe ndryshimi të shpejtë.”

Për Yang – i cili ka dhënë një mori intervistash gjatë javëve të fundit – është shprehur se është një fatkeqësi, nëse jo e papritur, llogaritja. “Ne jemi në një krizë gjenerative të shëndetit publik dhe ekonomik dhe të ardhurat themelore universale ose një version i saj do të ishtet zgjidhja e qartë për të shpënë para në duart e amerikanëve dhe njerëzve në mbarë botën,” tha ai për Today’s WorldView. “Ajo që për disa duket se është margjinale ose e tepërt, do të bëhet e zakonshëm shumë shpejt.”

Yang argumentoi se masa të tilla ishin veçanërisht të nevojshme në Uashington. “Koronavirusi është më vdekjeprurës dhe shkatërrues për njerëzit që kanë premisa për tu infektuar dhe dobësi të tjera,” tha ai në një intervistë telefonike të enjten. “Dhe rezulton se SHBA-të kishin një sërë kushtesh paraprake që na bëjnë më të prekshëm: Një qeveri jofunksionale, një media e polarizuar, kujdes shëndetësor i paarritshëm dhe pasiguri dhe nevoja financiare.”

Ai gjithashtu insistoi që UBI, ose të paktën programet që garantojnë të ardhura për ata që janë në nevojë të veçantë, nuk duhet të shihen si një ilaç, por një përpjekje fillestare e qeverisë që “të përmirësojë jetën e përditshme të amerikanëve”. Në planin afatgjatë, ai beson se çështjet e kujdesit shëndetësor, strehimit dhe ndryshimit të klimës do të kërkojnë zgjidhje më gjithëpërfshirëse politike.

“Pjesa më e madhe e Europës Veriore ka qenë para SHBA-ve në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e tyre, në krijimin e një sistemi të fortë, të sigurt, për t’i bërë njerëzit të ndjehen të mbrojtur edhe nëse e humbin punën, nuk do të mbeten pa shërbim shëndetësor” tha ai. “Ne duhet të shkojmë drejt krijimit të një rrjeti sigurie shumë më të fortë këtu në SHBA përtej të ardhurave themelore universale.”

Pandemia nuk është një nivelues i shkëlqyeshëm. Ajo që e lidh Yang-un me një komunitet në rritje të komentuesve dhe politikanëve gjetkë është një kuptim i përbashkët që ajo çfarë po shkatërron virusi me pasojat e tij kanë intensifikuar vetëm dhimbjen e ndjerë nga ata që tashmë janë në disavantazh në shoqëritë ku pabarazia është e përhapur.

“Kjo është një çështje shëndetësore me pasoja të mëdha për mirëqenien sociale, dhe është një çështje e mirëqenies me pasoja të mëdha për shëndetin publik” tha Emily Maitlis të mërkurën, prezantuese në BBC përpara se të pyeste Yang: “çfarë lloj zgjidhjeje sociale mund të jetë e nevojshme të vendoset për të ndaluar thellimin e pabarazisë? “

Përgjigjja e Yang ose versioni i modifikuar i saj mund të jetë “ajo që shumë qeveri zgjedhin të bëjnë”.

Yang tha të enjeten se nuk ka keqardhje për pezullimin e fushatës së tij, por shtoi se, “sigurisht, duket se energjia rreth ideve të fushatës sime sapo është rritur në mënyrë dramatike.”/WashingtonPost/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN