MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Pandemia na bëri ta shohim ndryshe Kinën!

28.04.2020 - 15:42

Pandemia ka ndryshuar pikëpamjen tonë për botën jo duke na sjellë njohuri radikale, të padyshueshme, por duke na konfrontuar me disa të vërteta të pakëndshme.

Që autoritetet kineze ndaluan çdo kritik të fliste është e tmerrshme por jo e papritur nga vendi me aparatin më të sofistikuar të censurës në botë. Se ata mund të jenë të pamëshirshëm ishte po aq e qartë: në Xinjiang, një milion e më shumë ujgurë janë shpërngulur në “kampe përqendrimi”.

Dallimi është se këtë herë pasojat janë ndjerë jashtë kufijve të Kinës.

Ajo ka përshpejtuar një lloj “armiqësie” me Kinën në të gjithë spektrin politik.

Dominic Raab, sekretari i jashtëm britanik paralajmëroi këtë muaj se pas koronavirusit nuk mund të ketë kthim në “biznes si zakonisht” me Kinën.

Përpjekjet e suksesshme të Pekinit për të ndryshuar narrativën, kanë shkaktuar zemërim. Diplomatët dhe media shtetërore kanë provuar komplotet duke sugjeruar që SHBA mund të jetë përgjegjëse për virusin.

Agjensitë e inteligjencës amerikane dhe një raport i BE thonë se kinezët përhapin dezinformata për Covid-19 në median sociale (Pekini e mohon atë).

Pekini gjithashtu ka shfrytëzuar mundësinë për të zhdukur çdo kundërshtim në Hong-Kong ndërsa vëmendja e botës është diku tjetër.

Britania ka një detyrë të veçantë të flasë për Hong Kongun; dhe tani shumë vende po rishikojnë marrëdhëniet me Kinën. Pyetja më e madhe nuk është se si e shohim Pekinin, por nëse jemi të gatshëm ta rivlerësojmë veten.

Sjellja më e keqe e Kinës është nxitur nga lakmia, vetëkënaqësia, ndarja, etj.

Ekziston një ndryshim midis rishqyrtimit të rolit të kompanive kineze në infrastrukturën thelbësore, të tilla si 5G, dhe thirrjet absurde për kompensim pandemik.

Virusi ka treguar se gjërat do të ishin shumë ndryshe nëse Kina do t’i tregonte shpejt Organizatës Botërore të Shëndetit për situatën. Ajo që është e nevojshme është veprim i kujdesshëm, i informuar dhe i unifikuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

Po i shmanget përgjegjësisë?

Kinezët vdesin e presidenti zhduket!


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s