MENU
klinika

Prindër për herë të parë

Partnerja e Kledi Bahitit konfirmon shtatzëninë me foton e ëmbël

08.04.2020 - 12:23

Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi.

Lajmi u bë publik prej fillimit të marsit, kur u vu rë se bukuroshja bionde nga Tirana, kishte vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur.

Por ky lajm u shoqërua me një tjetër akoma më të bukur për çiftin, i cili është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Dhe ja së fundi përmes një fotoje, Pejana ka zbuluar barkun e rrumbullaksour duke konfirmuar zërat për shtatzëninë. Ajo ka thënë disa fjalë zemre për ditëlinjen e Kledit, dhe krijimin e familjes së tyre që do të rritet me ardhjen në jetë të bebushit të vogël.

“Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit. Të duam shumë.”

Ende nuk e dimë gjininë e bebushit që po presin Pejana dhe Kledi, por shpresojmë ta ndajnë me fansat këtë lajm së shpejti!