MENU
klinika

Rezultoi pozitive

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë me Covid-19.

04.04.2020 - 19:17

Pak ditë më parë, më 27 mars, kryeministri britanik, Boris Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë dhe Johnson është kujdesur që të mos lërë pas edhe punë në këto ditë të vështira.

Por, së fundmi bëhet me dije se edhe e fejuara e tij, Carrie Symons ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Ajo ka treguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se prej 7 ditësh është duke qëndruar në shtrat me simptomat e koronavirusit.

Kjo situatë bëhet më e vështirë për të, pasi ajo është edhe në pritje të ëmbël, megjithatë gjendja shëndetësore paraqitet e mirë dhe shenjat e virusit janë duke u zbehur.