14.04.2020 - 12:33
Një tentativë për t’u arratisur nga burgu, ka rezultuar e dështuar për një të burgosur në burgun e Bënçës në Tepelenë.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Eduart Sakaj. Sot Sakaj ka qenë në gjyq dhe në momentin që furgoni që e transportonte ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut, i dënuari ka zbritur nga mjeti dhe është larguar me shpejtësi.
Pavarësisht tentativës së tij për të fituar me çdo kusht lirinë, Eduart Sakaj, i cili vuan dënimin për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur nga policët e burgut jo shumë larg institucionit të vuajtjes së dënimit.